Me ligjin e ri, Kurtit do t’i rritet paga nga 1500 në 2280 euro

Autori: Gazeta inFokus
13:48 | 15 February 2022
Vetëm pak ditë pasi Albin Kurti ishte bërë Kryeministër e kishte shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij. Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga nga 2,950 në 1,500 euro, raporton Gazeta Blic.
Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.
Gazeta Blic ka publikuar një kopje të këtij projektligji, i cili së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Kurti.
Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por Gazeta Blic mëson se ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.
Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.
Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.
Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.
Projektligji i ri i pagave po kundërshtohet fuqishëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe ajo e Policisë së Kosovës.
Ishte ish- kryeministri Haradinaj ai i cili më 2017 i kishte dyfishuar pagën vetes si dhe kabinetit të tij.
Deri atë kohë paga e Kryeministrit ishte rreth 1500 euro, për t’u rritur në 2950 euro.
Sipas atij vendimi, paga e zëvendëskryeministrit ishte 2500 euro ndërsa e ministrave 2000 euro.
Ky vendim kishte nxitur reagime të shumta, duke e kritikuar ashpër Haradinajn për rritje të pagës për veten dhe ministrat e tij.
Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte nxjerrë edhe Ligjin për Paga, i cili më pas u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas këtij ligji parashihej edhe nivelizimi i pagave.

Të tjera
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...
-
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që...
-
Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje ...
-
Ramush Haradinaj: I kuptoj lojërat me ftesa, por konsultat është dashur të ndodhin sot
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se konsultat duhet të ndodhin s...
-
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e...