Sport

Me këto rezultate mbyllen dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 18 April 2021

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Drita ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1, kurse triumf të rëndësishme ka arritur edhe Ballkani që si mysafir ka mposhtur Feronikelin me shifrat 0-2.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Festim Alidema në minutën e 54’ nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Kurse në duelin e luajtur në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golat për suharekasit i shënuan Ermal Krasniqi në minutën e 34’ dhe Mirlind Daku në minutën e 76’.

Pas këtyre ndeshjeve, Drita vazhdon kryesimin me 64 pikë, kurse Ballkani mbetet i dyti me 61 sosh, ndërsa Trepça ’89 renditet e gjashta me 35 pikë, duke lenë prapa Feronikelin me një pikë me pak./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera