Lajme

Me këtë situatë u përball KFOR-i sapo hyri në Prishtinë në vitin 1999

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 19 June 2019

Janë bërë 20 vite që kur forcat e para të KFOR-it, kishin shkelur në Prishtinë.

Në vitin 1999, KFOR-i shpesh ishte përball me situata të vështira, pasi qytetarët serbë e shqiparë, kishin armë nëpër duar dhe ato edhe i kishin perdorur kundër njëri-tjetërit ndonëse  forcat paqëruajtse kishin ardhur në Kosovë.

-Advertisement-

Një rast i tillë ishte edhe në ditët e para të KFOR-it në Prishtinë, ku tek ndërtesa ku sot është Kuvendi i Kosovës, kishte pasur një përleshje të armatosur mes tre serbëve dhe një shqiptari, shkruan Magazina.al

Disa serbë në qendër të Prishtinës, kishin shtën me armë në drejtim të një shqiptari, i cili shpëton duke u fshur pas makinës së tij.

Forcat britanike arrijnë shpejt në vendin e ngjarjes dhe arrestojnë disa persona, ndërsa kjo ishte përballja e veshtirë e forcave të KFOR-it në tentimin e tyre për të vën rëndë dhe paqe në një vend i cili sapo kishe dal nga lufta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera