Sport

Me këtë rezultat përfundon ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 November 2020

Prishtina e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-2, në sfidën e vlefshme për xhiron e 13-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, golat për ‘bardhekaltërit’ i realizuan Sabien Lilaj (11’), Leutrim Kryeziu (27’), Besnik Krasniqi (63’) dhe Gauthier Mankenda (67’).

Kurse për ‘minatorët’ shënuan Sie Bismark (45+1’) dhe Ardian Muja (72’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Prishtina renditet e katërta me 18 pikë, aq sa ka edhe Drenica që pozicionohet e pesta, kurse Trepça ‘89 mbetet e 8-ta me 14-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera