Sport

Me këtë rezultat përfundon ndeshja ndërmjet Llapit dhe Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 25 April 2021

Skuadra e Llapit e ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë fituar ndaj Trepçës ‘89 me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golat për vendasit i shënuan Ardit Peposhi (49’) dhe Valmir Veliu (60’), kurse golin e vetëm për ‘minatorët’ e realizoi Muharrem Jashari (8’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Llapi renditet i pesti me 39 pikë, kurse Trepça ’89 mbetet e shtata me 35 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera