Sport

Më këtë rezultat përfundon ndeshja mes Interit dhe Shakhtar Donetskit

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 24 November 2021

Skuadra e Interit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFikus.

‘Zikaltërit’ e kanë mposhtur Shakhtar Donetskin me rezultat të pastër 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit D.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, të dy golat për vendasit i shënoi Edin Dzeko/

-Advertisement-

Sulmuesi boshnjak golin e parë e realizoi në minutën e 61’, kurse të dytin në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Interi kryeson Grupin D me 10 pikë, kurse Shakhtari mbetet i fundit me 1 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera