Sport

Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 29 September 2021

Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit, e luajtur në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Llapin me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, golat për ekipin e Ismet Munishit i realizuan Gerhard Progni (65’) dhe Armend Halili (87’), kurse golin e vetëm për llapjanët e shënoi Francisko Rivera (19’).

Skuadra e Llapit luajti me 10-të lojtarë në fushë prej minutës së 64’, pasi Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq.

Kurse dhe Gjilani mbeti me një futbollist me pak në fushë prej minutës së 83’, pasi Muhamed Dubova u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Pas kësaj fitorje, Gjilani renditet i treti me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me 2 sosh./Gazeta inFokus/

 

Të tjera