Sport

Me këtë rezultat përfundon derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 18 October 2020

Ka përfunduar pa fitues derbi i anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 90 minutave lojë asnjëra skuadër nuk arriti ta gjente rrugën e golit, duke luajtur kështu baras pa gola 0-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe i takoi xhiros së gjashtë në Superligë.

-Advertisement-

Drita pati më shumë raste për gol, por portieri Ena Koliqi, u tregua i vëmendshëm duke pritur goditjet e Namanit, Shabanit, Blakçorit e Fazliut, ndërsa Gjilani nuk pati raste të mira shënimi, përveç një mundësi të Darko Nikaçit, i cili reagoi ngathet para portierit Faton Malokut.

Pas këtij barazimi Drita renditet e dyta me 10 pikë, ndërsa Gjilani i treti me 9 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera