Sport

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e takimit ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 17 June 2021

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të takimit ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës, që po luhet në kuadër të raundit të dytë në Grupin B, në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë, kombëtarja e Danimarkës është duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin për danezët e ka realizuar Yussuf Poulsen në minutën e dytë.

-Advertisement-

Ndryshe, kjo ndeshje është ndalur në minutën e 10-të për të nderuar Christian Eriksenit, i cili në takimin Danimarkë-Finlandë pësoi sulm në zemër.

Futbollistët e të dy kombëtareve së bashku me të gjithë të pranishmit nderuan mesfushorin danez me një minutë duartrokitje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera