Sport

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjeorgjisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 02 September 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjeorgjisë dhe Kosovës, që po zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave të parë kombëtarja e Kosovës ka shkuar në pushim prej 15 minutave me epërsi prej një goli (0-1).

Kur po zhvillohej minuta e 18’ e takimit ‘Dardanët’ kaluan në avantazh falë një autogoli të realizuar nga Davit Khocholava, të cilin Vedat Muriqi e shtyu ta dërgonte topin gabimisht në portën e tij./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera