Sport

Më këtë rezultat mbyllet ndeshja ndërmjet Crystal Palace dhe Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 11 January 2020

Crystal Palace dhe Arsenali i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1- në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ e nisën më mirë ndeshjen dhe pas 12 minutave lojë e gjeten vetën në avantazh.

Golin për Arsenalin e shënoi sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili realizoi për rezultatin 0-1 më të cilin rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë.

-Advertisement-

Në 45 minutat e dytë vendasit arritën ta barazonin rezultatin.

Jordan Ayew realizoi në minutën e 54’ për rezultatin përfundimtar 1-1.

Kujtojmë se Arsenali që nga minuta e 67’ luajti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Aubameyang.

Pas këtij barazimi Crystal Palace renditet i 9-ti me 29 pikë, kurse Arsenali mbetet i 10-ti me 28 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera