Me këtë datë pritet të hapet pishina e Gërmisë, këto do të jenë çmimet!
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 13 May 2018
Pishina e Gërmisë në Prishtinë pritet të hapet më datë 1 qershor. Kështu konfirmoi Adelina Fazliu, aksionare e ndërmarrjes Publike “Sport dhe Marketing”, e cila do të menaxhojë me këtë pishinë. Ajo tha se parapërgatitjet kanë filluar, derisa shtoi se gjatë këtij viti në Gërmi do të ketë edhe atraksione si një “sky lift” dhe një kënd i patinazhit.
Përgatitjet për hapjen e pishinës së Gërmisë në Prishtinë kanë filluar, duke përfshi edhe mbushjen e pishinës me ujë. Po ashtu, në parkun e Gërmisë afër pishinës po kryhet edhe dezinfektimi dhe procedura të tjera të cilat i paraprijnë hapjes së pishinës për shfrytëzim nga qytetarët. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Radio Kosovën një nga aksionarët e ndërmarrjes publike “Sport dhe marketing”, e cila sivjet do të menaxhojë me pishinën, Adelina Fazliu.
“Përgatitjet për pishinën e Gërmisë kanë filluar. Pritet që me datë 1 qershor të hapet pishina për të qenë në funksion për banorët e Prishtinës. Dhe gjatë stinës së dimrit kemi paraparë që pishina të shndërrohet në një qendër të patinazhit si dhe një ashensor apo ski lift, ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë kohën e lirë. Pishina veç ka filluar të mbushet me ujë.
Fazliu tha se sivjet pishinës do t’i jepet një kahe tjetër, duke hapur më shumë fusha të gjelbra dhe kënde të ndryshme për shfrytëzim të qytetarëve.
“Ne, ‘’Sport marketingu”, kemi vendosur t’i japim kahe më të mirë në këtë mandat që e kemi ne si asamblistë dhe si aksionarë të Sport marketingut. I kemi paraparë këto, por besoj që edhe risi të tjera do të ndodhin në Sport marketing, duke e pasur parasysh se e kemi përfshi të hapim sa më shumë fusha të gjelbra sportive.”
Fazliu ka thënë se çmimet do të jenë si të vitit të kaluar, 2 euro për të rriturit dhe 1 euro për fëmijët.(RTK)
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...