Lajme

Me këtë datë mbahet testi i arritshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 22 May 2022

Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit ky test ka pësuar ndryshime, pasi organizimi i tij do të bëhet në dy ditë. Testi do ketë 200 pyetje në 5 lëndë shkencore dhe në 4 lëndë shoqërore. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndryshimet duhet të ndodhin, por sipas tyre, problem vazhdon të jetë administrimi i procesit të testimit.

Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla. Ajo tha se qëllimi i këtij ndryshimi është që vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, të bëhet në të gjitha lëndët relevante.

“Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, tha ajo.

-Advertisement-

E, njohës të arsimit, ndryshimet që janë bërë për sa i përket organizimit të testit të Arritshmerisë në dy ditë, po e vlerësojnë si të mirëseardhur. Mustafë Kadriu, i cili ka qenë i përfshirë në vlerësimet e jashtme që janë bërë për nxënësit e Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se problem vazhdon të mbetet keqadministrimi i procesit të testimit.

“Mirë është që ka ndryshime dhe gjithmonë duhet të ndryshohet. Por qëllimi i ndryshimit duhet të jetë vlerësimi sa më objektiv i njohurive të nxënësve. Ndryshimet duhet të ndodhin në organizimin e testit ku administrimi është pika me e dobët e këtij procesi”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera