Lajme

Me këtë datë dërgohet në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 31 March 2021

Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.

Ky është postimi i tij:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera