“Më kërkoi rroba, erdhi të më takoi …”, Gani Geci tregon bisedën e fundit me Faton Hajrizin
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 19 July 2024
Ish deputeti i i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka treguar se e ka njohur Faton Hajrizin sa ishte në burgun e Smrekonicës.
Ai ka ndarë edhe detaje nga takimi i fundit me të, tha se e ka këshilluar atë që të qëndroj në burg.
“Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurëve që më përcollen deri te dera e daljes. Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!
Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës, të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg, rri mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit, ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, “për të drejtën për punë”, për të drejtën e “lirimit me kusht” i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru. Për hatër të nanës tane Faton, martohu me atë vajzën që je në lidhje dhe krijo familje dhe stabilizohu“, tha ai.
Tutje Geci, tha se pasi është liruar nga burgu, ka pranuar një telefonatë nga Faton Hajrizi, i cili i ka kërkuar rroba pasi do takohet me të dashurën kur të del nga burgu në vikend.
“Ia lash të gjitha gjësendet e mia të dhomës, kur unë u lirova. Më thirri në telefon disa ditë pasi u lirova, më tha po më duhen një komplet tesha se kam me dal në vikend dy ditë dhe du mu taku me të dashuren time dhe du mu martu. Erdhi babai i Fatonit ia dhash nji kompletin me tesha dhe doli ne vikend. Kur doli në vikend kish ardh në fabrik të më vizitojë por unë qëllova në Prishtinë. Ne fabrik kishte taku vëllaun Fadilin edhe ai kishte dhënë këshillat e njejta“, ka shkruar Geci në “Facebook”.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...





























