Me kërkesë të prokurorit, anulohet seanca për rastin e njohur si “Veteranët”
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 15 March 2023
Me kërkesë të prokurorit special Valdet Gashi, i cili ka kërkuar më shumë kohë për përgatitje të rastit, pasi lënda është kthyer në plotësim sipas rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, është anuluar seanca e paraparë për të mërkurën në rastin e njohur si “Veteranët”Anulimin e kësaj seance, për “Betimi për Drejtësi”, e bëri të ditur gjykatësi i rastit Gazmend Bahtiri.
Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit JashariGjykatësi Bahtiri tha se më 16 dhjetor 2022, e kanë kthyer lëndën në plotësim sipas rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, e për këtë arsye prokurori special Gashi ka kërkuar kohë shtesë që të përgatitet për rastin.
Kurse, seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 15 qershor 2023.Ndryshe, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.
Gjykata e Apelit në arsyetimin e vendimit ka theksuar se ka gjetur se shkalla e parë ka vërtetuar në mënyrë të gabuar faktin më thelbësor që ka të bëjë me miratimin e listave nga komisioni, në rastin ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza.
“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., Rr.B., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J., janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK“, thuhej në aktgjykim.Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues më 19 janar 2021.
Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Siç ishte raportuar listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro
Të tjera
-
Haradinaj: VV i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës, Kurti t’ua pagat e kategorive të lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Maqedonci merr pjesë në shënimin e 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 2...
-
Angazhimi i ekspertëve për hetim në MPJD, përplasë pozitën e opozitën
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies ...
-
Mitrovica nderon dëshmorët
Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtu...
-
Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor
Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta v...
-
LAJMI I FUNDIT: Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e pol...
-
Azemi: Pas shumë përpjekjeve, nga ky muaj rriten pagat për 100 euro
Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qersh...
-
Dallavere me rekrutimin e mjekëve, aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G....
-
Arben Gashi i LDK-së: Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdẹkjes nga gripi i shpendëve H5N2
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdekjes nga gri...
-
Konjufca e thotë sërish që Kosova duhet ta shkruajë një draft për Asociacionin: S’ka pasë afat, na u grabit kjo kompetencë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se është kompetencë e Kosovës që ta ...
-
Tensione në Speciale: Gjyqtari ia ndalë mikrofonin gazetarit Nuhi Bytyqi, thotë se do t’ia thërras sigurimin
Një situatë e paprecedentë është parë sot në Gjykatën Speciale, aty ku përfun...