Kulturë

Me këngën “Je Chanterai” Erza Muqolli shpalosë albumin e parë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 24 May 2019

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli sapo ka lansuar këngën e parë të albumit solo.

Muqolli ka vendosë që këtë album ta nisë me publikimin e këngës “Je Chanterai”, e cila ndërkohë do të publikojë edhe këngët e radhës.
Erza Muqolli ka njoftuar për KultPlus se kënga “Je Chanterai” është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez Vianney.
“Kënga është lansuar tash vetëm audio, kurse shumë shpejt pritet të lansohet edhe videoklipi, i cili është realizuar poashtu nga Vianney”, ka thënë Mehmet Muqolli, babai i Erzës.

“Je Chanterai” apo në shqip “Do këndojë” përcjellë vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin.

-Advertisement-

KultPlus merr vesh që albumi i parë i Erza Muqollit është punuar në gjuhën frënge, mirëpo në disa pjesë do të dëgjohen edhe pjesë në gjuhën shqipe.

Lansimi i këngës së Erza Muqollit tashmë mund të ndiqet në disa kanale si: kanakev @applemusic , @deezerfr , @spotify , @tidal dhe në faqen zyrtare të Erzës në You Tube, Erza Muqoli.

Pas publikimit të albumit mësohet se Erza Muqolli do të nisë një tur nëpër vendet frankofone që të bëj promovimin e albumit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera