Lajme

“Më ke lyp biletë VIP falas”, “E ki punë me shpifë”, përplasen ashpër analisti Astrit Gashi me organizatorin e “Sunny Hill”

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 09 August 2022

Dy ditë pas përfundimit të festivalit të shumë përfolur “Sunny Hill”, janë rikthyer përplasjet lidhur me këtë event. Veçse kësaj here mes analistit, Astrit Gashi e organizatorit të “Sunny Hill-it”, Alban Kastratit.

Gashi ka bërë disa shkrime kritikuese në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” për festivalin “Sunny Hill”. Ai ka thënë se lista e performuesëve në “Sunny-Hill” ska qenë në nivelin e pretenduar.

Sipas tij festivali nuk e ka arsyetu vetën.

Gashi mes tjerash është shprehur se line-up që pa në festivalin “Sunny Hill”, vend ka pasur edhe për Shemin e Ilirëve, i cili u arrestua nga policia për shkak se deshi të futej në skenë për të kënduar këngën “Xhamadani vija-vija”.

Potencoi se videon më virale ishte ajo e Elvana Gjatës e cila ia tha këngës me “Morra fjalë”.

Mes tjerash Gashi pyet se “Çka kish bë “Sunny Hill” mos te kish pas Dua Lipën, kush ish kanë ylli, Flori Mumajesi me orkester a”.

Ndërkohë thotë se “Manifesta” për këtë vit ka qenë eventi kryesor në Prishtinë.

Krejt këto komente të Gashit, duke se nuk i kanë pëlqyer organizatorit, Alban Kastrati.

Ky i fundit ka komentuar në postimin e Gashit duke i thënë se i ka kërkuar bileta VIP për festivalin.

“Kur te organizon Astrit Gashi një më të mirë, i krahasojmë. Edhe unë premtoj që nuk lypi VIP bileta falas, sikur ky mu”, ka shkruar Kastrati teksa Gashi i është përgjigjur se “përshkrim të punës e ki edhe me shpif. Nuk ki nevojë me m’kërku falje kur të më sheh e as me ul kryt – të kuptoje. T’fala Dugit”.

Festivali “Sunny Hill” ka qenë kryetema e këtyre ditëve e muajve të fundit në vend. Yje botërorë dhe artistë vendas morën pjesë në këtë festival. Dua Lipa këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, për të vazhduar më pas me J Balvin, Skepta, Aj Tracey, Skepta dhe Diplo.

“Sunny Hill” nisi të enjten e 4 gushtit dhe mbaroi të dielën e 7 gushtit.

Të tjera