Me kaq vite burg mund të dënohen komisionerët të cilët manipuluan me vota
Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 17 October 2019
Fakti se në rinumërim kanë shkuar më shumë se 800 vendvotime, sipas shoqërisë civile kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionerëve. E dënimi në rast se konstatohet një gjë e tillë, është gjobë dhe burgim deri në 5 vite.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, gjatë një interviste tha se puna e pistë e komisionerëve, ka bërë që të shkoj në rinumërim ky numër i madh i vendvotimeve.
Se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin e zgjedhjeve thotë edhe Arton Demhasaj njohës i ligjit, ndërsa ky i fundit duke u bazuar në kodin penal, thotë se në rast se një gjë e tillë konstatohet nga prokuroria, atëherë komisionerët do të përballen me gjobë dhe 5 vite burgim.
“Potencialisht kryerësit e veprës penale me keqpërdorimin e votave mund të dënohen me gjobë apo me nga 1 deri në 5 vite burg. Është e palogjikshme që të ketë kaq shumë gabime teknike në rreth 800 vendvotime”, tha për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.
Fakti se do të rinumërohen kaq shumë vendvotime tregon se mund të ketë pasur edhe keqpërdorim nga ana e komisionerëve.
E një gjë e tillë sipas Eugen Cakollit nga KDI, ka zbehur besimin e qytetarëve në zgjedhje.
“Fakti që një numër kaq i madh i vendvotimeve do të rinumërohen, nënkupton që ka rënë për një masë të caktuar edhe niveli i besimit të qytetarëve ndaj procesit zgjedhor në përgjithësi që në fillim ishte vlerësuar si transparent dhe mirë i organizuar. Në anën tjetër është mirë që subjektet politike të kuptojnë rezultatin zgjedhor në mënyrë që të mos ankohen në të ardhmen”, deklaroi Eugen Cakolli.
Fillimisht në rinumërim shkuan 314 vendvotime, ndërsa tashmë do të rinumërohen edhe 530 të tjera.
Gjatë ditës kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, po ashtu i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të jenë prezentë gjatë rinumërimit të votave.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...