Lajme

Me kamionin me dhe i vijnë edhe granata dore

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 May 2021

Një person ka raportuar në polici se gjatë shkarkimit të kamionit me dhe të cilin e kishte blerë kishte gjetur mjete shpërthyese, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtinasi kishte blerë një kamion me dhe por gjatë shkarkimit të dheut janë gjetur granata dore dhe 192 fishekë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së ku edhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.

-Advertisement-

Ndërsa bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit e dhe vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Latif Maloku”, në Hajvali, të martën. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera