Fokus

“Më ka mbytur shpirtërisht”, prezantuesja Alketa Fazliu flet për pandeminë

Autori: Ermirë Berisha 21:57 | 05 October 2022

Pandemia Covid-19 ishte e rëndë dhe kishte shkaktuar edhe frikë e përjetime të rënda për të gjithë, shkruan Gazeta inFokus.

Një trishtim e frikë të tillë e kishte përjetuar edhe prezantuesja Alketa Gashi – Fazliu, e cila në emisionin Gratë N’Fokus, me Era Berishën, ka thënë se këtë përjetim frike e kishte jo për shkak të virusit por për shkak të asaj që ai kishte kapluar botën dhe se më asgjë nuk kishte rëndësi përveç shëndetit dhe familjes.

“Libri etje në pritje ka filluar të shkruhet në pandemi në kohën e karantinës kur unë punoja çdo ditë dhe ishte momenti i vetëm që kisha frikë për diçka në jetë pas sa viteve jetë ka qenë ky momenti jo për shkak të virusit, po për shkak të asaj që botën e kaploi dhe e pamë që asgjë nuk është e rëndësishme, as paratë tona, as shëtitjet tona, as shkollat tona, se sa është i rëndësishëm shëndeti, shëndeti mendor, se sa është e rëndësishme familja, se sa është e rëndësishme harmonia ku ne jemi në ato muret tona përbrenda shtëpisë sonë me njerëzit tanë të dashur.

-Advertisement-

Është e frikshme të të thotë dikush të mos e përqafosh fëmijën tënd dhe mua më ka ndodhur të mos i përqafojë fëmijët e mi në kohën që vazhdoja punoja të transmetoja diçka pa dashje ishte gjëja që më ka mbytur, më ka mbytur shpirtërisht”, ka thënë prezantuesja kosovare, Alketa Gashi – Fazliu, në emisionin Gratë N’Fokus, me Era Berishën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera