Lajme

“Më ka humbur gruaja”, burri raporton në polici 30-vjeçaren shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 26 July 2022

Një 30 vjeçare nga Durrësi është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka bërë denoncim në Polici, dukë thënë se shtetasja E. D., 30 vjeçe është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Uniformat blu të qytetit bregdetar po punojnë për gjetjen e saj.

-Advertisement-

“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./news33

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera