Lajme

“Më janë ofruar shuma përrallore”, Ambasada Ruse i përgjigjet Berishës: Sa para kërkove?

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 18 March 2022

Ambasada Ruse i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me deklaratën e këtij të fundit të bërë ditën e djeshme ku u shpreh se ka refuzuar pagesë nga një Gazprom.

Me nota ironike, Ambasada ruse shtron pyetjen se sa para k kërkuar Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’ja jepte.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruan ambasada ruse.

-Advertisement-

Një ditë më parë Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha tha se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera