Lajme

Me iniciativën e deputetit Bekë Berisha pajtohen dy familje në Istog

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 12 April 2021

Me iniciativën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy familje në Orroberdë të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha ku tha se sot në ditën botërore të dëshmorëve, ai së bashku me bashkëluftëtarë e miq të tij ishin në Orroberdë ku familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj.

Në kohë pandemie, Qeveria e Kosovës bleu 36 vetura zyrtare

-Advertisement-

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Sot ne ditën e deshmorëve, me bashkëluftetarë, miq, familje deshmorësh ishim ne Orroberdë të Istogut ku ne emer të deshmorëve, martirëve, gjakut të derdhur për liri, familja Hakaj shtriu dorën e pajtimit familjës Lipaj.

Shqipetarët vetëm të bashkuar mund të arrijnë përpara.Qofshi faqebardhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera