Rozë

‘Më humbi gruaja’, aktori Dardan Gashi tregon historinë interesante

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 06 December 2021

Aktori i njohur Dardan Gashi ishte protagonisti i radhës në rubrikën “5 data”.

Ai ndau me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën e tij e të cilat nuk diheshin më parë.

Në një rrjedhë kronologjike në peroudha të ndryshme, një prej datave ishte vizita në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë në janar të 2018-ës.

-Advertisement-

Dardani që këtë udhëtim e ka realizuar me mikun e tij, aktorin Naser Rafuna dhe bashkëshorten, ka pasur një moment interesant në ditën e parë.

Ai rrëfeu se i ka humbur gruaja në turmën e qindra mijëra pelegrinëve.

“Gruaja ime është me mbulesë. Shumë lehtë e identifikoj në Kosovë. Kur jam kthy me i kqyrë dhe i kam pa një milion gra me shami – qysh me e gjetë?. Jemi takuar pastaj tek në hotel. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse” – u shpreh Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera