Lajme

Me Haradinajn në qeverisje, Prishtina do të bëhet me Spital të Përgjithshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 16 September 2021

Një prej zotimeve kryesore të kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është ai për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës. Ky zotim i tij, po pritet mirë nga qytetarët e kryeqytetit dhe ata janë të interesuar të dëgjojnë më shumë.

Haradinaj, në paraqitjet e tij të shpeshta në media, por edhe në bisedat me qytetarë, ka thënë se lokacioni adekuat për këtë spital do të ishte fshati Llukar, në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se prona në këtë vend është lehtë e shfrytëzueshme, ajri është i pastër, si dhe unaza e re e qytetit që do të ndërtohet nga qeverisja Haradinaj mundëson qasje të lehtë të spitali.

Ndërtimi i këtij spitali do të ndikonte në rënien e dukshme të pacientëve që kërkojnë shërbime në QKUK, kështu duke i dhënë hapësirë më të mirë për shërbime edhe QKUK-së për qytetarët nga e gjithë Kosova.

-Advertisement-

Haradinaj e ka arsyetuar me argumente të forta ndërtimin e këtij spitali për prishtinasit.

Përkundër se Kosova i ka gjashtë spitale rajonale, ai ka thënë se Prishtina nuk e ka një të tillë për gjysmë milioni banorët e saj. Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të komunave që hyjnë në territorin administrativ të Prishtinës.

Haradinaj ka njoftuar se sipas studimit të fizibilitetit nga kompania gjermane ICME, projekti për ndërtimin e spitalit parashikohet të kushtojë afër 21 milionë euro.

Po ashtu, sipas studimit, spitali do të zë një hapësirë prej 18 mijë metrave katrorë.

Daut Haradinaj e ka nisur këtë fushatë me shpalosjen e ideve të tij të shumta për kryeqytetin. Për çdo ditë, ai guximshëm po paraqet copëza nga programi qeverisës. Si pasojë e vullnetit të tij të fortë, qytetarët kanë nisur ta pranojnë dhe percepsioni është që me 17 tetorit ai mund të jetë një prej befasive më të mëdha të zgjedhjeve lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera