Sport

Me golin e realizuar nga Arb Manaj, Keciorengucu bëhet lideri i Ligës së Parë të Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 29 November 2020

Keciorengucu e ka mposhtur Adana Demirsporin me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për vendasit e ka realizuar sulmuesi kosovar, Arb Manaj.

Manaj shënoi në minutën e 26’ të takimit për ti dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

-Advertisement-

Ky ishte goli i 6-të i sulmuesit klinas për skuadrën turke.

Pas kësaj fitoreje Keciorengucu ka kaluar në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Adana Demirspori mbetet i treti me 19-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera