Rozë

“Më godiste të pasmet dhe…”, ja çfarë ka ndodhur me modelen që akuzoi Neymar për përdhunim (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 11 September 2019

Najila Trindade dhe ish-partneri i saj do të akuzohen për rastin e akuzës për përdhunim ndaj yllit të futbollit, Neymar.

Modelja braziliane përballet me akuzat për mashtrim procedural, shpifje dhe zhvatje.Ish-partneri i saj, Estivens Alves është akuzuar për zbulimin e përmbajtjes erotike, që u publikua në internet.

Në qershor publikoi në Instagram një video 7 minuta ku shkruante: “Kushdo që më njeh mua, e di se unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë.”

-Advertisement-

Çështja kundër Neymar u rrëzua në fund të korrikut për mungesë të provave kundër futbollistit. Raportet mjekësore nuk mundën të provonin se modelja ishte përdhunuar.

Trindade akuzoi në policinë e San Paulo Neymar duke pretenduar se futbollisti e përdhunoi në një hotel në Paris në maj. Ylli i Paris St-Germain mohoi akuzuat dhe tha se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera