Rozë

Me gjoksin jashtë e barkun e rrumbullakosur, bashkëshorti i realizon fotot nudo modeles së kolme (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 15 January 2020

Modelja e famshme, Ashley Graham, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo ka treguar se po pret me padurim që të mbajë në krahë foshnjën e saj.

Graham, e cila është mjaft e komentuar për format e saj të kolme, edhe gjatë periudhës së shtatzënisë nuk i ka kursyer fotot me bikini dhe provokuese.

E jo vetëm kaq, pasi ajo herë pas here ka publikuar edhe fotografi ku është shfaqur pa asnjë rrobë veshur. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka publikuar në “Instagram” një pozë të marrë nga seti fotografik i realizuar së fundmi.

-Advertisement-

Ashley shfaqet ashtu siç e ka bërë nëna natyrë, e ka vendosur që te gjoksi të vendosë një shirit të zi. Dhe këto poza seksi ia ka realizuar bashkëshorti i saj, të cilit shpeshherë i bën dedikime mjaft romantike në rrjetet sociale.

Ndërkohë falë këtyre pozave dhe tipit të saj shumë të drejtpërdrejtë, Ashley ka arritur që të grumbullojë plot 10 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera