Rozë

Me fustan të ngushtë, Rita Ora vë në pah gjoksin atraktiv ndërsa paralajmëron risi për fansat

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 11 January 2019

Këngëtarja Rita Ora është duke punuar në disa projekte, të cilat pret t’i lansojë së shpejti për fansat e saj.

Ndonëse ka vetëm pak muaj që ka publikuar albumin e rim, artistja shqiptare nuk po ndalet duke punuar rreth këngëve e shfaqjeve të shumta që parashikon për fansat e saj.

-Advertisement-

Ajo njashtu vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese veshur me një fustan të zi lëkure.

Këngëtarja shqiptare ka vënë në pah gjoksin atraktiv, ndërsa ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve, të cilët janë plot 14 milionë vetëm në këtë rrjet social.

“Nuk mund të presë deri në fundjavë pasi po punoj shumë këtë javë me të gjitha gjërat mahnitëse që unë kam përgatitur për të gjithë fansat e mi! Mezi pres që ju të shihni gjithçka”, ka shkruar Ora në Instagram.

Përndryshe, “Phoenix” mban titullin albumi i dytë i këngëtares shqiptare, të cilën ajo e publikoi më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera