Kulturë

Me fustan me dizajn të flamurit të Kosovës, Dua Lipa ngjitet në skenën e madhe të British Awards (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 20 February 2019

Me fustan të kaltër në të cilin ishin të vizatuar yjet, e që dukej si flamuri i Kosovës është ngjitur në skenën e madhe të “British Awards”, Dua Lipa.

Me këtë fustan të veçantë, tri ditë pas 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Lipa morri çmimin prestigjioz “British Single”, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo u pa me shumë emocione, teksa pranoi çmimin të cilin e fitoi me këngën “One Kiss”. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera