“Më fshinte lotët”, rrëfimi prekës i Hueyda El Sayed për djalin e saj
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 23 November 2021
Hueyda El Sayed ishte e njohur për natyrën e saj karizmatike. Artistja multidimensionale, e cila këtë të martë u nda nga jeta, ka qenë e ftuar herë pas here në emisionet në ekranin e Tv Klan.
Në një nga daljet në emisionin “Rudina”, ajo ka qenë prezente në studio bashkë me djalin e saj, Gabrielin.
Gjatë intervistës, Hueyda përveç të qeshurave që shkaktonte në sallë gjatë bashkëbisedimit me të birin, ndau edhe një moment mjaft prekës me të, referuar divorcit.
Hueyda El Sayed: Për hir të së vërtetës, unë e mbroj shumë Gabrielin, edhe për vetë situatën që kemi përjetuar së bashku, unë e mbroj dhe kam vendosur edhe diçka tjetër, që mos t’i them vetëm “jo, mos e bëj këtë”. Dua që t’ia shpjegoj pse nuk duhet ta bëjë këtë gjë, kur bën një gabim ia shpjegoj. Mund të konsiderohem mama liberale, por ka raste edhe që e ngre zërin, i bërtas. Sigurisht që edhe e kam llastuar shumë, e kam mbrojtur më shumë seç duhet, siç thonë të tjerët, por që Gabrieli ka qenë nga personat e parë që më fshinte lotët kur qaja nga situata që u krijua para dy vjetësh.
Rudina Magjistari: Po më tregoje ai momenti, ishte prekës kur po më tregoje që të ka fshirë lotët Gabrieli, kur ke qenë e trishtuar.
Hueyda El Sayed: Ndoshta edhe kjo është ndierë, përveç faktit që është im bir dhe unë do të jem gjithnjë fansja e do ta mbroj në çdo moment, ka qenë i pari që ka përjetuar dhimbjen tonë në fakt dhe vinte aty e më thoshte: ”Mami mos qaj” dhe më fshinte lotët dhe aty unë qaja akoma më shumë sepse një fëmijë dy vjeç nuk ka të drejtë që të fshijë lotët e mamasë së tij./tvklan.al
Të tjera
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...