Rozë

Me flokë të gjatë e me buzë të kuqe, ja sa është rritur vajza e Norës dhe Robertit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 19 February 2020

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka gati 5 vite që është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe Robert Berisha u bënë prindër të një vajze në maj të vitit 2015.

Renee është emri që ata vendosën që t’i vinin të voglës së tyre. E teksa vogëlushja edhe pak e do të fesotjë 5-vjetorin e lindjes, duket më qartë se tiparet e kujt ka marrë më shumë, të mamit apo babit.

Nga postimet e Norës dhe Robertit në rrjetet sociale, shihet se Renee është kthyer në një zonjushë të vogël që i pëlqen të imitojë të ëmën.

-Advertisement-

Së fundmi, këngëtajra ka publikuar disa pamje në “Instastory” ku ajo shfaqet së bashku me të bijën, me të njëjtin look teksa filmojnë veten para pasqyrës.

Modeli i njëjtë i flokëve dhe buzët e kuqe e bëjnë të voglën të duket një kopje e adhurueshme e këngëtares.

Ndërkohë edhe pse vitin që kaloi Nora dhe Roberti i dhanë fund marrëdhënies së tyre, dashuria dhe përkujdesi i të dy prindërve nuk i mungon asnjëherë Renee-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera