Lajme

Me fishkëllima e gjuajtje të letrave, Hotit iu ndërpritet fjalimi

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 16 September 2020

Kryeministrit të Kosovës, iu është ndërprerë fjalimi nga disa aktiviste të PSD-së.

Përmes fishkëllimave, Hoti ka ndalur fjalën për derisa ishin duke diskutuar për dialogun, shkruan Gazeta Infokus.

Aktivistet kanë deklaruar së kryeministri Hoti, asnjëherë nuk ka folur për dhunën që bëhet ndaj grave.

-Advertisement-

Ato kanë protestuar edhe duke hedhur letra para tij si shenjë e dhunës ndaj grave.

Gjithashtu kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave.

Pas këtij aksioni, shefi i ekzekutivit po vazhdon diskutimin për dialogun me Serbinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera