Me ekspozitë fotografish kujtohet edicion i parë i “Flakës së Janarit”

Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 11 January 2023
“Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes së atdhetarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetëvjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre.
Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, e në nderim të kësaj, aktivitetet e ditës së parë të “Flakës së Janarit” të këtij viti kanë vazhduar në Bresalc, “Te Mejtepi”, dhe në Përlepnicë në “Shtëpinë e Kulturës”, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor, u shfaqën: dokumentarë, u ekspozuan fotografi dokumentuese dhe u dhanë programe artistike.
Në Bresalc, i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se ndodhemi “Në Mejtepin” ku ka filluar manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.
“Unë besoj se është tepër e rëndësishme që përveç ruajtjes së traditës së manifestimit “Flaka e Janarit”, t’i kthehemi edhe bazës edhe arsyes së organizimit të këtij manifestimi mbarëkombëtarë, ku përveç përkujtimit të atyre që kanë rënë edhe atyre që janë angazhuar për lirinë tonë, ne po kthehemi edhe tek historia që ta transmetojmë te brezat që vijnë pas nesh”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se manifestimi i këtij viti i “Flakës së Janarit”, ka edhe risi të tjera, përveç kthimit në gjenezën e organizimit, dhe në këtë formë, edhe me elemente të reja, me rikujtim dhe ruajtje të bazës së organizimit, po vazhdojmë traditën e organizimit të “Flakës…”.
Ndërsa, njëri ndër themeltarët e këtij manifestimi, Shemsi Syla, ka folur për organizimin e këtij manifestimi kulturor, asokohe, duke sjellë në kujtim historikun e manifestimit të “Flakës…”, dhe ka vlerësuar kreun e komunës së Gjilanit që ka ndërmarrë këtë nismë për ta rikthyer në kujtesën tonë, një nismë shumë simbolike, por edhe tejet të rëndësishme të përkujtimit të heronjve dhe dëshmorëve të rënë, që ishin bartës të lëvizjes kombëtare për çlirim.
Syla ka thënë se ky ambient sado i vogël u bë vatër për të përkujtuar, përmes manifestimit që mori edhe emrin “Flaka e Janarit”, përherë rënien sublime të heronjve të kombit.
Po ashtu në këtë ambient u shfaqen pjesë të dokumentarit për “Flakën…” e asaj kohe, një ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të “Flakës…”, por edhe një program artistik nga nxënësit, e një gjë e tillë, me një agjendë të njëjtë vazhdoi edhe në Përlepnicë të Gjilanit.
Në Përlepnicë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku ka thënë se Manifestimi “Flaka e Janarit” mori identitet në Gjilan, por edhe i dha identitet Gjilanit.
Ajo tha se “Flaka e Janarit”, filloi si manifestim i kujtesës historike mbi të kaluarën tonë të largët e të afërt, si vlerësim mbi Janarin e Skënderbeut, Janarin e përflakur të vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vargun e pafund të përpjekjeve, heroizmave e sakrificave për liri.
“Për pak kohë, Gjilanit do të jetë kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, respektivisht i artit gjithëkombëtar”, ka thënë ndër tjerash, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Ndërsa, Hydajet Hyseni, njëri ndër themeluesit e këtij Manifestimi, ka thënë se sot na ka bashkuar manifestimi ‘Flaka e Janarit”, që është “Flakë” e dëshmorëve që kanë rënë në janar.
Ai tha se Janari është acar që ngrinë, por që di të përçojë e të jep flakë dhe se dëshmorët tanë ishin vet flakë, ishin vet zjarr, dhe ajo që mund të thuhet simbolikisht, është misioni i tyre për ta ruajtur Flakën e lirisë, për t’ua bartur brezave këtë flakë lirie.
“Dëshmorët e lirisë e merrnin flakën duke u sakrifikuar, për t’ua dhënë brezave që vijnë. Ata edhe ishin flaka që ndizet nga prushi dhe kthehet në dritë, kthehet në flakë”, ka thënë Hyseni.
Po ashtu njëri ndër themeltarët e këtij Manifestimi, Bujar Nevzati ka evokuar kujtime nga organizimi i këtij manifestimi ndër vite, duke i vlerësuar të gjithë ata që kanë kontribuar në themelim, por edhe në organizim të “Flakës…”, ndër vite.
Nevzati tha se “Flakën e Janarit “, e themeluan si një manifestim kulturor, por ajo me potencialin e saj e përhapi edhe idenë e çlirimit të Kosovës, gjë që edhe u bë.
Nevzati shtoi se, edhe pas luftës, për më se dy dekada, kjo “Flakë…” vazhdoi të mbetet e ndezur duke jetuar në të gjitha trojet shqiptare, duke i falur Gjilanit dhe Kosovës, një muaj aktivitet kulturor, në nderim të të rënëve për liri.
Ndryshe, aktivitetet e “Flakës…”, vazhdojnë sot me muzikë për fëmijë, ndezjen e Flakadanit të Flakës dhe muzikës për të rinj.

Të tjera
-
Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së
Presidentja Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë em...
-
Dëshmon në gjykatë vëllai i Triumf Rizës: E kanë dërguar në spital një grua për me pa nëse ka vd*kur Triumfi
Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve, Ilir Abdullahut – “Liza” dhe Rrahim Abdulla...
-
Ia kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një familjari në Turqi por trajtimin e pagoi shteti- Arrestohen dy persona, një në kërkim
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer bastisje në zyret e një subjekt...
-
S*lmi izraelit vr*t të paktën 44 persona në Gaza, u godit një stacion i policisë
Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verio...
-
U raportua se Kurtit i shkoi gjoba në 500 euro – “Prokurori mundet me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është gjobitur me 250 euro nga Gjykata T...
-
Bizneset filluan të rihapen në Kashmir të Indisë, por tensionet vazhdojnë
Pakistani ka lëshuar masa diplomatike hakmarrëse kundër Indisë, duke përfshir...
-
74-vjetori i themelimit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, Vengu tregon objektivat e tij
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për 74-vjetorin e t...
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Ozdrim të Pejës
jashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur s...
-
Osmani kujton Rracin në 24-vjetorin e vr*sjes: Drejtësia për të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 v...
-
E dhimbshme: Pas 40 ditësh në gjendje kome, vd*s punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kri...
-
Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kr...
-
Trump po e mbyllë edhe një agjenci, Kosova rrezikon t’i humbasë mbi 200 milionë dollarë
Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk po i jep fund punës s...