Auto&Tech

Më e shpejta nga makinat me katër dyer

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 04 November 2019

Më e shpejta nga makinat me katër dyer është Mercedes-Amg GT 63 S 4-Door Coupe.

Rekordi i shpejtësisë te pista “Laguna e Thatë” kishte që në vitin 2015 që nuk ndryshonte, pasi e mori “Cadillac CTS-V”.

Që atëherë, askush nuk iu afrua më këtij rekordi në këtë kategori. Por në vitin 2018, Jaguar e rrëzoi Cadillac nga froni me “XE Project 8 Limited Edition”.

-Advertisement-

Rekordi nuk zgjati shumë, por u rrëmbye nga Tesla, me 1:36.55 minuta.

Dhe rekordin e Teslës e mposhti më në fund AMG GT 63 S 4-Door Coupe.

Brabus, kompania e njohur gjermane që modifikon makina, e ka çuar këtë “bishë” nga 630 në 789 kuaj fuqi, si dhe bën që t’i kapë 100 km/orë në 2.9 seknda, nga 3.2 që ka versioni fillestar.

“Laguna Seca”, ose Laguna e Thatë, është një pistë ikonike në Monterej, Kaliforni.

Pista 3.5 km e gjatë është në terren malor, dhe niveli i pistës ngrihet me rreth 54 metra gjatë udhëtimit.

Mercedes AMG GT 63 S ia kaloi Tesla Model S.

Makina elektrike kaloi në terrenin malor për 1:36.55 minuta, duke thyer rekordin e Cadillac dhe Jaguar.

Ky model i Mercedes ka motor 4.0 Bitburbo V8, dhe jep 630 kuaj fuqi.

Pista u realizua duke vënë në punë nëntë marshet automatike.

Ky model, edhe pse e madhe se arushë, ka shpejtësi të rrufeshme.

Shpejtësia maksimale është 313 km/orë.

Kohët e fundit modelit iu bë një modifikim nga Brabus, që siç mund ta shihni është përrallor

Brabus, kompania e njohur gjermane që modifikon makina, e ka çuar këtë “bishë” nga 630 në 789 kuaj fuqi,

si dhe bën që t’i kapë 100 km/orë në 2.9 seknda, nga 3.2 që ka versioni fillestar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera