Më e mirë e ëma se e bija? Dhurata Dora na prezanton mamanë e saj

Autori: Gazeta inFokus
23:44 | 20 June 2022
Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.
Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.
Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.
Si rrallë herë bukuroshja ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjete sociale dhe me anë të një ‘Instastory’ Dhurata ka postuar një foto nga ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, Sara Hoxhes, partneres së reperit Ledri Vula. Në foto këngëtarja duket krah të ëmës së saj, ku tregojnë ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë.
Dhurata ka postuar një foto, ku duket nën shoqërinë e grimerit Arbër Bytyqi, i cili po kujdeset për make-upin e saj. Gjithashtu bukuroshja ka postuar disa foto të vendit ku ndodhej duke ngritur dyshimet se po punon për një projekt të ri.
Kujtojmë se bukuroshja ka ripostuar në ‘Instastory’ suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe falenderon të gjithë adhuruesit e muzikës së saj./ Top Albania Radio
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...