Lajme

“Me duar lartë”, serbët para Njësisë Speciale në Veri!

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 26 Maj 2023

Një numër i vogël i serbëve janë pozicionuar para objekteve komunale të komunave veriore.

Kjo pas sirenave të lëshuar pasditen e sotme në të katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihen serbët dhe Njësia Special e Policisë së Kosovës para ndërtesës në komunën e Zveçanit.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK), në sqarimin e saj, sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy