Lajme

Me dokumente të falsifikuara shtetasi i Serbisë tenton të kalojë kufirin në Jarinjë, arrestohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 31 July 2024

Një person shtetas i Serbisë është arrestuar për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në pikën kufitare në Jarinje.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë”, thuhet në raport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera