Lajme

Me deputetin Veton Berisha, Nisma dhe AKR-ja formojnë grupin parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 21 October 2020

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re kanë formuar sot grupin parlamentar prej gjashtë deputetësh, shef i të cilit është zgjedhur deputeti i Nismës, Endrit Shala.

Kjo u bë e mundur pasi para disa ditësh, deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, meqë rast kjo parti ka arritur të formoj grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Në fillim të vazhdimit të seancës së Kuvendit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që ta formojnë grupin parlamentar të përbashkët.

-Advertisement-

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani.

Me formimin e këtij grupi parlamentar është riformuar edhe përfaqësimi i këtyre dy subjekteve nëpër komisione parlamentare.

Kujtojmë se Nisma edhe AKR nuk ishte grup parlamentar që prej momentit kur Haxhi Shala iu bashkua Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera