Rozë

Me bluzë transparente dhe pa reçipeta, këngëtarja e famshme shqiptare ka një mesazh për amerikanët

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 15 October 2020

Teksa po shijon suksesin e këngës më të re me titull “Baby I’m Jealous”, Bebe Rexha nuk ka lënë pas as çështjet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me dhjetëra aktorë dhe personazhe të njohur në SHBA i kanë bërë thirrje popullit amerikan që të shkojë të votojë. Kësaj thirrje i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, e cila ka postuar një foto në “Instagram”.

Në pozën në fjalë, Bebe shfaqet me një bluzë transparente, ku zbulon se nuk mban reçipeta. Në njërin gjoks ajo mban të vendosur një letër ku shkruan: “Voto”.

-Advertisement-

Kujtojmë se shumë personazhe të njohur të ekranit i janë bashkuar së fundmi një nisme ku shfaqen nudo, e ftojnë amerikanët që të votojnë. “Është koha për të dalë dhe për të votuar”, thuhet në mesazhin që ata japin në një video gazmore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera