Rozë

Me barkun me shenja, fansat u dashuruan pas videos pa “photoshop” të Bebe Rexhës

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 19 March 2021

Zakonisht personazhet e famshëm kanë mjaft komplekse që të shfaqen natyralë, për faktin se publiku pret që ata të shfaqen në çdo moment të kuruar në çdo detaj.

Ka shumë të famshëm që kur bëjnë një postim në rrjetet sociale, vendosin që fillimisht të përdorin filtra apo edhe “photoshop”.

E ndodh shpeshherë ku fansat i akuzojnë për ndryshime drastike, e madje ndonjëherë edhe e teprojnë.

-Advertisement-

Por prej disa kohësh, ka shumë gra të njohura që kanë vendosur që të tregojnë siç janë në të vërtetë, pa filtra, pa make-up apo “photosho”.

Një ndër to është këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, e cila kritikohet shumë për format e saj trupore. Së fundmi, shqiptarja ka publikuar një video se si është në realitet.

Në video në fjalë, këngëtarja që numëron 10.5 milionë ndjekës në “Instagram”, shihet me rrathë të zinj poshtë syve, me bark me pala, diçka tepër e zakonshme për njerëzit e thjeshtë.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, ka shkruar Bebe përkrah videos, duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale. E duket se këto pamje janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj, pasi është zhveshur nga të gjitha komplekset dhe ka treguar si është realiteti i saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera