Shëndetësi

Me apo pa lëkurë? Si duhen konsumuar frutat dhe perimet

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 06 December 2019

E keni menduar ndonjëherë nëse lëkura e frutave dhe perimeve duhet konsumuar në çdo rast?

Prej shekujsh thuhet se, lëkura e perimeve apo frutave të caktuara është plot vitamina dhe e nevojshme për organizmin e në raste të tjera e dëmshme.

Pyetjes se a duhet t’i qëroni domatet, patatet, fiqtë apo karrotat ekspertët e ushqimit i japin një përgjigje.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë të gjithë përgjigjet e tyre mbi këtë temë.

Gjithashtu dhe një ndarje specifike mes çdo fruti apo permeje nëse duhet t’i qëroni apo të përfitoni nga mineralet e vitaminat që ato mbajnë në lëkurë.

Çfarë të zgjidhni
Ekspertët nutricionistë nuk përjashtojnë asnjë mundësi zgjedhje në këtë rast.

Nëse futeni në grupin e njerëzve që nuk konsumojnë shumë fruta, këshillohet që t’i konsumoni perimet dhe frutat më gjithë lëkurë.

Sigurisht tek ato ushqime të cilat kanë lëkurë të hollë dhe të përshatshme për t’u ngrënë.

Këtu futen patatet, karrotat apo mollët dhe jo kivi apo bananet të cilat kanë një lëkurë të trashë.

Kjo sepse lëkura e këtyre perimeve dhe frutave është e pasur me shumë vitamina e minerale dhe do t’ju ndihmojë të zëvendësoni të gjithë vitaminat e munguara.

Rreziku nga pesticidet
Pesticidet janë kryefjala e diskutimit për disa kohë tashmë kur bëhet fjalë për frutat apo perimet.

Ky kimikat i përdorur gjerësisht për rritjen më të shëndetshme të këtyre ushqimeve, mund të jetë i dëmshëm për organizmin.

Sigurisht që duhet evituar dhe për ta bërë këtë mund të veproni duke zgjedhur gjithnjë fruta e perime sa më të freskëta e natyrale.

Një tjetër mënyrë e mirë për të mbajtur pesticidet larg trupit tuaj është larja e tyre me sodë buke.

Soda e bukës njihet si një përbërës që i largon pesticidet deri ne 96% tek këto ushqime, ndaj para se ti gatuani lajini mirë me të.

Më konkretisht frutat dhe perimet të cilat duhet të zgjidhni jua shpjegojmë më poshtë në artikull.

Karrotat
Janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës A, të pasura me fibër dhe minerale.

Në rastin e patateve ekspertët këshillojnë që vetëm ti kruani me anë të thikës ose me një material të drunjtë në mënyrë që të largoni dheun nga lëkura e tyre.

Më pas gatuajini normalisht, por nëse do ti konsumoni të freskëta kujdesuni që t’i qëroni shumë hollë në mënyrë që të mos largoni shtresat me vitamina.

Patatet
Ekspertët këshillojnë konsumimin e patateve bashkë me lëkurë në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat e tyre.

Tek lëkura e patateve janë të mbledhura shumë fibra të cilat eliminohen tërësisht sapo ju i qëroni.

Patatet mund të konsumohen edhe me lëkurë nëse i keni pastruar mirë nga dheu, por për ata që nuk e pëlqejnë këtë mënyrë ka një zgjidhje tjetër.

Mjafton t’i zieni patatet para dhe ta qëroni lëkurën e tyre më pas.

Në këtë mënyrë të gjitha vitaminat e lëkurës do të jenë thithur brenda perimes.

Domatet
Njësoj si më sipër edhe me domatet mund të veproni njësoj duke mos i qëruar edhe në rastet kur i gatuani.

Këtë e konfirmon edhe Fondacioni i Nutricionistëve të Italisë të cilët thonë se çdo gatim me domate të pa qëruara është më i pasur në vlera

Patëllxhanët dhe specat
Njësoj si për perimet më sipër edhe ky grup këshillohet të konsumohet e gatuhet më lëkurë, pasi ti keni larë e pastruar mirë.

Pjeshkët
Nuk ka rëndësi nëse janë nektarina apo me push, pjeshkët duhet konsumuar me lëkurë.

Ekspertët thonë se në këtë mënyrë ato kanë shumë më shumë vlera për trupin.

Edhe nëse nuk duroni dot pushin e tyre, mjafton që ti lani mirë me ujë dhe do të largohet.

Mollët dhe dardhat
Tek të dyja këto fruta lëkura përmban pjesën më të madhe të vitaminës A, C dhe fibrave.

Konsumojini bashkë me lëkurë, duke u siguruar se i keni pastruar mirë.

Të tjera