Me akuza për Qeveritë e kaluara Kurti e rikujtoi se FSK nuk mund të shkojë në Veri

Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 13 December 2022
Kryeministri Albin Kurti vazhdon ta konsiderojë kundërkushtetuese marrëveshjen, sipas së cilës ushtria e Kosovës nuk mund të dërgohet në veri të vendit pa marrë paraprakisht një aprovim nga KFOR-i. Këtë marrëveshje, të cilën para dy vitesh e pati dërguar në prokurori, Kurti e përmendi sërish në fundjavë.
Kryeministri Albin Kurti të dielën e përmendi edhe një herë marrëveshjen që ende s’e lejon Kosovën që ta çojë ushtrinë në veri të vendit pa e marrë paraprakisht miratimin e KFOR-it.
Një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt të dielën në mesidtës, pas së cilës kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dolën në një konferencë të përbashkët për media. Teksa argumentonte se si në atë pjesë të vendit ishte bërë shumë “kompromis me bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi”, Kurti në mesin e vërejtjeve e përmendi atë marrëveshjen për prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.
“Me kriminelë si Radoiçiqi e Veselinoviqi bëhej marrëveshje edhe për ta formuar qeverinë e Kosovës, edhe për ta blerë qetësinë në veri të vendit, ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigrurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, targat ilegale të Serbisë me denominimet e qyteteve të Kosovës, mospagesa e taksave as lokale e as qendrore, mospagesa e furnizimit me ujë, me energji elektrike, etj”, tha Kurti.
Kjo, Kurti tha se në thelb “përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese e detyrimeve ligjore”. Megjithatë, ai beson se “në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot sesa kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë”.
Kurti vjet e pati dërguar në prokurori këtë marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefi i atëhershëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Atëherë, Kosova dhe NATO ishin pajtuar që FSK-ja nuk do të vendosej në veri të vendit pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.
Disa javë pasi Kurti e çoi marrëveshjen në prokurori, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pati vizituar Kosovën. Nga Prishtina, ai pati kujtuar se marrëveshje është ende e vlefshme.
“Kjo vlen akoma dhe pasqyron gjithashtu ndjeshmëritë dhe sfidat. Mendoj se është mënyra më e mirë për të vazhduar gjetjen e balancës së duhur dhe shmangien e çdo situate që mund t’i minojë dhe dobësojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike, dhe të çdo gjëje, që mund të minojë dialogun Prishtinë-Beograd”, kishte thënë Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Prishtinë verën vitit të kaluar.
Këtë gjë, Stoltenberg pati thënë se e kishte diskutuar edhe me Kurtin.
Kurti besonte se Thaçi e kishte shkelur Kushtetutën, ndërsa në një konferencë të jashtëzakonshme në vitin 2020 e pati publikuar letër-këmbimin e vitit 2013, ku ish-presidenti e kishte siguruar Rasmussenin se FSK-ja “do të ndërmerrte mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të KFOR-it”, misionit paqeruajtës të NATO-s. Thaçi publikisht s’e kishte pranuar këtë.
“Kur nënshkruani një marrëveshje, ajo vazhdon edhe kur keni persona të rinj në pozita përgjegjëse”, kishte thënë Stoltenberg në lidhje me vendimin e Kurtit për ta dërguar marrëveshjen në prokurori.
Në shtator të vitit të kaluar, kur në kufi të Kosovës u panë avionë dhe helikopterë serbë, Kurti u pyet nëse do t’i kërkonte leje KFOR-it për ta dërguar FSK-në atje.
“Nuk është gjithçka siç e shihni në videot e këtyre ditëve. Pra jo të gjitha janë lajme të vërteta, aq më pak të sakta, prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrim do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë”, ishte shprehur Kurti.
Komandatja Supreme, presidentja Vjosa Osmani e di po ashtu që s’mund ta dërgojë ushtrinë në atë pjesë të vendit. Megjithatë, ajo në fillim të nëntorit zhvilloi takime të ndara me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin për të diskutuar lidhur me zhvillimet në veri dhe situatën e sigurisë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës dhe...
-
Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit
Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të ...
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...