Rozë

Me Afronën apo Teutën? Blero zbulon emrin e ish-partneres me të cilën mund të rikthehet!

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 02 December 2024

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka folur së fundmi për jetën e tij romantike dhe për mundësinë e një rikthimi me ish-partneret e tij. Ai ka dhënë disa përgjigje të sinqerta në një intervistë të ndarë për publikun.

Gjatë intervistës, Bleros iu bë një pyetje që ngjalli shumë kureshtje, duke i kërkuar të fliste për mundësinë e ribashkimit me një nga ish-partneret e tij, si Teuta Krasniqi, Afrona Dika, ose një ish-partnere tjetër, të cilën ai e quan “bebi”.

Nuse në familjen Dudushi! Kristi Gongo emocionohet nga surpriza e partnerit: Takova fatin tim…

-Advertisement-

Këngëtari nuk hezitoi të ishte i hapur dhe i sinqertë, duke pranuar se, në një situatë imagjinare, ai do të zgjidhte Teutën, ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij, Tara.

Blero shpjegoi se ky vendim bazohej jo vetëm te lidhja e veçantë që ka me Teutën, por edhe për shkak të marrëdhënies së shëndetshme që ata kanë për hir të vajzës së tyre.

“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha Blero.

Kujtojmë se Blero dhe Teuta i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, por edhe pas ndarjes, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të respektueshme për të mirëqenë vajzës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera