Lajme

Me 98.11 përqind të votave të numëruara në Serbi, partia e Vuçiqit fituese me 46.64 përqind

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 19 December 2023

Në bazë të 98.11 për qind të vendvotimeve të përpunuara, nga gjithsej 8.273 në zgjedhjet parlamentare, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbi nuk duhet të ndalet” ka fituar 46,64 për qind, gjegjësisht 1,752,304 vota, është bërë e ditur në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi.

Lista zgjedhore “Serbia kundër dhunës” fitoi 23.66 për qind të votave.

Për listën zgjedhore “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” votuan 6.56 për qind, ndërsa koalicioni NADA fitoi 5.04 për qind të votave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera