Lajme

Më 8 mars, Vlora Çitaku tregon fotografitë që mbajti në  zyrë  sa ishte ministre

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 08 March 2021

Në  ditën ndërkombtare të  gruas, ish ambasadorja e Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë  se gratë  ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve.

Çitaku ka treguar se sa ishte ministere, në  zyre ka vendosur fotografitë  e grave shqiptare, shkruan Gazeta Infokus.

“Sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyres sime pata vendosur fotografitë e grave shqiptare të cilat kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike.Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni. E detyra jonë është që rruga drejtë sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh.Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu Çitaku deklaroi se lufta për barazi po vazhdon ende./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera