Lajme

Më 8 mars hapen shkollat në Britani, nxënësit duhet të testohen dy herë në javë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 01 March 2021

Britanikët kanë në plan që të hapin dyert e shkollave më datën 8 mars. Ata kanë ndërmarrë politika të testimit të shpejtë dy herë në javë për nxënësit, prindërit e tyre, dhe stafin shkollor, që kolegjet të jenë sa më të sigurtë.

Britanikët kanë në plan që të hapin dyert e shkollave në datën 8 mars.

Për këtë nismë, autoritetet që marrin vendime për masat publike ndaj koronavirusit, kanë thënë se do të ketë testime dy herë në javë për të gjithë nxënësit.

-Advertisement-

Prindërit, por po ashtu edhe stafet shkollore, mësuesit dhe shoferët do të jenë gjithashtu të detyruar që të bëjnë dy testime në javë me çeljen e shkollave.

“Testet e shpejta do të administrohen përmes programeve të testimit në vendin e punës”, tha Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social britanik këtë të diele.

Sekretari britanik i arsimit Gavin Williamson tha se testimi i anëtarëve të familjes “do të sjellë siguri më të madhe për prindërit dhe stafin arsimor, dhe se shkollat do të jenë sa më të sigurta të jetë e mundur”.

“Ne e dimë se një në tre persona me Covid-19 nuk ka simptoma, kështu që testimi i rregullt dhe i shënjestruar do të sjellë që rastet pozitive të mbahen jashtë ambientit të shkollave dhe kolegjeve.” tha sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se testet e shpejta do të jenë në dispozicion nga data 1 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera