Më 4 prill fillon fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 08 February 2023
Në katër komunat veriore të Kosovës do të ketë fushatë zgjedhore për 18 ditë. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është vendosur që nga data 4 prill deri më 21 do të organizohet fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, të cilat do të mbahen më 23 prill.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani tha se këshilli për operacione zgjedhore ka shqyrtuar rekomandimin e sekretariatit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
“Konfirmimi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar në dhjetor të vitit 2022 që do të bëhet nga data 9 mars deri më 13 mars 2023. Ku subjektet politike njoftojnë KQZ-në për ndonjë ndryshim nëse kanë në raport me kandidaturat të cilat tashmë janë të certifikuara nga KQZ në dhjetor të vitit të kaluar. Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 9 mars dhe mbaron me 18 mars. Tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim, të cilët do të aplikojnë, sepse tashmë kemi një short të vendosur në muajin dhjetor që do të mbahet më 3 prill 2023”, ka njoftuar Elshani.
Pas rekomandimit të sekretariatit, Elshani tha se janë vendosur edhe datat për fushatë zgjedhore dhe votimit për qytetarët jashtë Kosovës.
“Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët fillon me 4 prill dhe përfundon më 21 prill. Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon me 22 mars dhe përfundon me 2 prill. Periudha për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon me 20 mars dhe përfundon me 27 mars 2023. Periudha e votimin përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon nga data 8 prill deri më 21 prill. Publikimi i listës dhe adresës së qendrave të votimit që do të bëhet me 22 mars”, ka shtuar ai.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe raporti i shpenzimeve të derivateve për vitin e kaluar. Aty u theksua se veturat janë të stërvjetëruara dhe kosto e mbajtjes së tyre tejkalon mundësitë.
Ndërkaq, më pas mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Të tjera
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...