Kulturë

Me 27 dhjetor, Konferenca e Dytë Teatrore

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 24 December 2019

Konferenca Teatrore, organizohet sivjet për herë të dytë në Prishtinë.
Në këtë konferenë marrin pjesë emra të shquar të teatrit kosovar, drejtues të institucioneve kulturore dhe studentë të Fakultetit të Arteve të UP-së.

Tema e konferencës është “Dimensionet e Teatrit Kosovar/Tradita përballë formave të reja”.

Në përfundim do të nxirren rekomandimet përkatëse, që do t’u drejtohen institucioneve kompetente.

-Advertisement-

Në kuadër të konferencës, do të mbahet edhe një workshop për teatrin dhe diasporën, prej ores 14.00.

Rekomandimet e konferencës së parë, të mbajtur para një viti, ndikuan në përmirësime të dukshme në fushën e teatrit në Kosovë.

Konferenca nis prej orës 12.00 dhe mbahet në Institutin Albanologjik-Prishtinë, me datë 27 dhjetor 2019.
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon prej orës 11.30.

Organizatorë të Konferencës dhe workshop-it, janë organizata me përvojë në aktivitetet kulturore Cult Club dhe regjisorja Prof.Asc. Elmaze Nura.
Kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës dhe Komuna e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera